SARANDË- Në bregdetin e bukur të Sarandës gjenden edhe në tetor turistë të huaj, të cilët kanë përfituar nga moti i kthjellët edhe i ngrohtë në Shqipëri edhe gjatë vjeshtës.
Gazetari i Report Tv, Limos Didani raportoi sot pranë bregdetit të bukur të Sarandës të cilin e kanë pushtuar turistët e huaj. Ndonëse Bashkia i ka hequr nga plazhi publik çadrat e plazhit dhe shezlongët që prej shtatorit, pushues të shumtë kanë marrë çadrat e tyre në mënyrë që mos të humbin rrezet e ngrohta që ofron vendi ynë. Në plazhet më të frekuentuara nuk kishte si të mungonte Ksamili i cili këtë verë ka patur një sezon turistik elitar dhe është cilësuar “Maldivet e Evropës”.
-
po dhe plazhi i durresit sot ka qene nje mrehulli me mire se vlora e saranda bashke.
Përgjigju -
Po te ishte aeroporti ne sarànde do vinte dhe gjate dimer vjeshte pranvere turisti te premten nga Oslo dhe do ikte te dielen drejt oslos apo vende te tjera , prandaj ja vlen nje investim strategjik per turizem me kater stine ! Bravo Saranda
Përgjigju










Komente
Komento