SARANDË- Një 13-vjeçar ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Sarandës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për 13-vjeçarin e identifikuar si D.M..

I mituri mbëmjen e djeshme ishte me shoqërinë në plazhin Shpella në Lukovë, ku kanë kaluar edhe natën. Mëngjesin e sotëm kur shokët i kanë thirrur kanë vënë re se ai nuk reagonte dhe kanë njoftuar ambulancën, e cila e ka sjellë në spitalin "Petro Nako" në Sarandë.

Në trupin e 13-vjeçarit nuk ka shenja dhune. Vijojnë hetimet.