Sarandë- Një 65-vjeçar humbi jetën pasi u godit me shishe qelqi në një grindje të dyshuar. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme (6 tetor), në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Policia vendore tha se paraprakisht dyshohet që për motive të dobëta, Admir Ferik Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin Gëzim Bizioni, rreth 65 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës. Si pasojë e dëmtimeve të marra, fatkeqësisht Bizioni ka ndërruar jetë në vendngjarje. Viktima ishte i divorcuar dhe kishte jetuar vetëm, por një vit më parë kishte marrë shokun e tij Admir Ferik Beqiri në banesë të jetonin së bashku.
Kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 42 vjeçarit, njëherësh autorit të largohej ngs banesa. Ky i fundit sipas hetimeve paraprake vuante nga problemet me alkoolin. Në gjendje të dehur autori (dyshohet nën efekt të lëndëve narkotike) ka goditur për vdekje me sende të forta 65 vjeçarin Gëzim Bizioni.
Kurse Policia dyshon se autori nuk ka vepruar i vetëm, por ka pasur edhe persona të tjerë të implikuar.
"Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, i cili u shoqërua në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes", informoi policia e qytetit.
Edhe nga pamjet e vendngjarjes që Report Tv dhe Shqiptarja.com disponojnë nëpërmjet gazetarit Limos Didani, duket numri i lartë i oficerëve të policisë, grupi hetimor pranë banesës ku ndodhi vrasja në fshatin Gjashtë.
Po vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe hetimet janë ende aktive, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë dhe dinamika mbetet e paqartë për ekspertët.
Admir Beqiri, autori i dyshuar i krimit, i ndodhur sot në fshatin Gjashtë të Sarandës
Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Nga hetimet e deritanishme dhe marrja e dëshmive nga të afërmit dhe banorët, paraprakisht mësohet se viktima e kishte ftuar një vit më parë kishte marrë Admir Ferik Beqirin, shokun e tij që sot i mori jetën, që të jetonin së bashku.
Por kohët e fundit dyshohet se viktima, Gëzim Bizioni, i kishte kërkuar 42-vjeçarit Beqiri të largohej nga banesa. Shkak ishte problemi i theksuar që kishte autori i dyshuar me alkoolin. Në foto është autori i dyshuar i krimit, Admir Beqiri, tashmë i arrestuar dhe që do merret në pyetje nga policia.
Dhe dyshohet se pas debatit të radhës pasditen e sotme, Beqiri e ka goditur me shishe në kokë viktimën dhe mikëpritësin e tij 65-vjeçar, duke e plagosur rëndë. Bizioni s’i mbijetoi dot plagëve dhe vdiq pak minuta nga sulmi.
Sipas policisë, Bizioni ka vdekur në vendngjarje, kurse autori i krimit që ndodhet në paraburgim, ka vepruar nën avujt e alkoolit.
Te vret naten te qan diten kush eshte ????
Përgjigjuhajde shok hajde....shok per koke...
PërgjigjuShifeni mos eshte krim pasioni or teeejjj
PërgjigjuVetem ndonje sher i castit ndonje shtypje me makin po ndodh nuk po keputen me njerez ca ka ndodhur??? Duhen goditur ata me karigen mos i lini te marin frym
Përgjigju