Irani komplot për të vrarë Trump para zgjedhjeve, FBI prishi planin e Teheranit! Elon Musk merr pjesë në bisedën telefonike mes Trump dhe Zelensky

Irani komplot për të vrarë Trump para zgjedhjeve, FBI prishi planin e Teheranit! Elon Musk merr pjesë në bisedën telefonike mes Trump dhe Zelensky

Donald Trump, i sapozgjedhur president i SHBA-ve

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka zbuluar vepra penale në lidhje me një komplot iranian të prishur nga FBI.

Komploti kishte për qëllim vrasjen e Donald Trump, përpara zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën këtë javë (5 nëntor).

Një ankesë dhe hetim penal, i paraqitur në gjykatën federale në Manhattan, pretendon se një oficer i Gardës Revolucionare iraniane i paidentifikuar, udhëzoi një kontakt shtatorin e kaluar për të kryer një plan për të vëzhguar dhe në fund për të vrarë Trump, shkruan “La Repubblica”.

Departamenti i Drejtësisë tha sot se ngriti një aktakuzë kundër Farhad Shakerit, 51 vjeç, duke pretenduar se atij i ishte kërkuar të “ngrinte një plan” për të vrarë Trump, shkruan BBC. Qeveria amerikane tha se Shakeri nuk është arrestuar dhe se besohet të jetë në Iran.

Në një kallëzim penal të paraqitur në gjykatën e Manhatanit, prokurorët pretendojnë se një zyrtar në Gardën Revolucionare të Iranit e udhëzoi Shakerin në shtator të hartonte një plan për të vëzhguar dhe vrarë Trump.

“Departamenti i Drejtësisë ka akuzuar një pjesë të regjimit iranian, i cili ishte ngarkuar nga regjimi për të drejtuar një rrjet bashkëpunëtorësh kriminalë për të çuar më tej komplotin e Irani për të vrarë objektivat e tij, duke përfshirë presidentin e sapozgjedhur Donald Trump”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland.

Departamenti i Drejtësisë shtoi se kishte akuzuar dy të tjerë që ishin rekrutuar gjithashtu për të vrarë një gazetar amerikan, i cili ishte një kritik i hapur i Iranit.

Por detajet mbeten ende të rezervuara nga ky hetim dhe investigimi po vijon. Trump i shpëtoi një atentati në Pensilvani, teksa një person tjetër u arrestua afër rezidencës në Palm Beach ku po luante golf, javë më pas ngjarjes së parë.

Dhe teksa ky lajm pushtoi mediat, presidenti i sapozgjedhur duket se ka nisur aktivitetin e tij politiko-diplomatik, edhe pse zyrtarisht postin e merr më 20 Janar, kur betohet.

Bosi i ‘Tesla” dhe “Space X”, Elon Musk, njoftohet se mori pjesë në bisedën telefonike të së mërkurës mes Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Kjo u raportua për Axios nga dy burime të njohura, të cilët specifikuan se Zelensky tha se ishte disi i qetësuar nga ajo që dëgjoi nga presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara.

Sipas burimeve të informuara për detajet, biseda mes Trump dhe Zelensky ka zgjatur rreth 25 minuta. Prania e Musk nënvizon se si CEO i X dhe Tesla mund të jetë me ndikim në administratën e dytë të Trump.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

'Pritshmëritë e shqiptarëve janë shumë të larta', E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë u them ‘reforma në drejtësi, e pakthyeshme’

'Pritshmëritë e shqiptarëve janë shumë të larta', E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë u them ‘reforma në drejtësi, e pakthyeshme’