Sarandë, abuzoi me 8-vjeçaren
burgu e shpërblen me leje

Sarandë, abuzoi me 8-vjeçaren<br />burgu e shpërblen me leje
SARANDE - Në fshatin Krane prej dy ditësh ndodhet me leje nga burgu i Peqinit, Panajot Anagnosti, i dënuar nga drejtësia shqiptare me vendim gjykatë të Rrethit Gjyqësor Sarandë në datën 5 korrik për veprën penale “vepra të turpshme” me të mitur...2 vjet.

Paragjykim dhe korrupsion, vetëm kështu i mbetet titulli, lejes së shpejtë të Panajotit, nga burgu i Peqinit. Prej një muaji në burgun e Peqinit, ai befas del me leje, pa asnjë arsye të dukshme familjare, i pashoqëruar apo i kufizuar në lëvizje. Edhe këtë herë “kadiut po ti rrëfesh paranë ters e vërtit sherihanë, për paranë e shet t’anë”.

Ngjarja që tronditi fshatin e qetë Krane, në të djathtë të rrugës nacionale Sarandë Qaf Muzinë Gjirokastër, ndodhi një vit më parë kur nga Drejtoria e Policisë Vlorë u bë publike se:

Më datë 20.10.2012 në Komisariatin e Policisë Delvinë është paraqitur shtetasja me inicale K. C., e cila ka kallzuar faktin se para disa ditësh me vajzën e  saj e 8-vjecare është abuzuar seksualisht nga shtetasi:

Panajot Anagnosti, vjec 47 banues në fshatin Krane, Delvinë, me të cilin kjo shtetase bashkëjetonte së bashku me dy fëmijët e saj, (vajzën dhe një djal). Menjëherë për këtë rast është ngritur një grup i posacëm hetimor i cili ka kryer të gjitha veprimet hetimore  dhe ekspertizën e nevojshme mjekoligjore nga e cila ka rezultuar se me vajzën e mitur  është kryer marrëdhënie seksuale.

Gjithashtu mbas disa orë kërkimesh intensive, rreth orës 02.00 të natës, është bërë është e mundur gjetja në fshatin Mesopotam të Delvinës dhe  dhe arrestimi i shtetasit Panajot Anangnosti i cili ishte fshehur pas kryerjes së krimit.

 Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për ndjekje të mëtejshme për veprën peanle “Marrëdhënie seksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal.

Hetimet u përqëndruan aty ku mbrojtja e të akuzuarit I drejtoi: pafajshmëri dhe paragjykim për gruan nënën e vajzës, e cila nuk u mor bashkë me fëmijët në mbrojtje si një provë e rëndësishme por u la në banesën e dhunuesit. Asnjë hetim për profilin psikologjik të P.A, asnjë hetim për qëndrimin e tij 6 mujor vetëm me vajzën e mitur në oraret që gruaja punonte dhe të birin me kërkesë, deponimi i vetëm që nuk ndryshoi ishte ai i vajzës së dhunuar, e cila përshkruante skenat në prani të psikologes V.C.

Deflorimi i hershëm I vajzës nuk provonte më dhunimin, pasi infalamacioni është i dukshëm deri në 8 ditë më pas provat dhe hetimet e ekspertëve privatë lehtësuan Panajotin; u ndryshua akuza nga përdhunim, në vepra të turpshme po u harrua që vajza ishte e mitur dhe rasti i përsëritur.

Fati i Panajotit që prokurori kërkoi vetëm 18 muaj burgim dhe gjyqtarja dha 2 vjet heqje lirie
.
Pas dhënies së vendimit në 5 korrik, deri sa përfundoi afati i apelimit, marrëdhëniet me nënën dhe fëmijët e dëmtuar psikologjikisht që rezultoi me raportet e fundit të avokatit "e virgjër", gruaja K.C kërkoi urdhër mbrojtjeje, sepse të afërmve të Panajotit ajo nuk u duhej më.

Tani në oborrin e shtëpisë në Krane ka mbetur vetëm oborri I rregulluar nga duart e K.C një javë më parë gruaja dhe dy fëmijët janë larguar, pavarësisht urdhërit mbrojtës që dha gjykata.

Panajoti del në kafenetë e fshatit si i pafajshmi që e akuzuan kot…kur në fakt është nje vepër me rrezikshmëri shoqërore, një histori për të cilën k.C e ngriti zërin dhe kërkoi të vërtetën pastaj u tulat, ndërsa gratë e tjera bashkjetuese me Panajotin kanë heshtur dhe kanë ikur bashkë me fëmijët e tyre.

vendimi i anagnostit
 (Vendimi i gjykatës së Sarandës për Panajot Anagnostin)

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik