SARANDË- Dy turistë italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën tragjikisht në aksident. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme, 24 gusht 2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.

Policia e Shtetit njoftoi se është pezulluar nga detyra nënkomisari i policisë rrugore në Sarandë, Adriatik Shehu.

“Benzi”, drejtohej nga 17-vjecari, Elio Rr. që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. I mituri është arrestuar dhe akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.

Burimet thanë se makina i ka prerë rrugën motorit të turistëve. Për pasojë ndërruan jetë në vend dy turistët italianë. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundërt, çka dyshohet se i ka prerë rrugën motorin tip ‘Honda’. Automjeti për shkak të shpejtësisë në kthesë ka dalë në kahun e kundërt ku ka goditur motorrin. Përplasja ka qenë tejet e fortë. Dëshmitarët në orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Trupat e viktimave janë gjetur me dëmtime të shumta, poshtë makinës që i përplasi.

Ndërsa 17-vjecari që drejtonte makinën dhe shoku i tij 16 vjeç kanë marrë plagë të lehta dhe po mjekohen në spitalin e Sarandës.  

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku pezulloi nga detyra shefin e policisë Rrugore në Sarandë Adriatik Shehun si dhe ka vënë nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
Pushimet iu kthyen në tragjedi, një nga viktimat e aksidentit në Sarandë kishte festuar ditëlindjen pak para aksidentit fatal

Dy turistët italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano , 32 vjeç, humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil.

Vincenzo Tizzano, kishte ardhur për pushime në Shqipëri, por edhe për të festuar ditëlindjen tij.

Pak para së të humbiste jetën, bashkë me mikun tij Domenico Gritto, Tizzano kishte festuar ditëlindjen. Mediat italiane shkruajnë se Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan ditëlindjen e këtij të fundit.

 

Ora 18:29
Si ndodhi aksidenti në Sarandë, 17-vjeçari me shpejtësi në kthesë doli në kahun e kundërt e përplasi motorin me 2 turistët italianë

1692894655_vlore.jpg

Një aksident i rëndë i mori jetën dy turistëve italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano në orët e para të mëngjesit sot në Sarandë. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent, i cili nuk kishte patentë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se automjeti për shkak të shpejtësisë në kthesë ka dalë në kahun e kundërt ku ka goditur motorrin. 17 vjeçari E. Rr. ka dalë nga kthesa për shkak të shpejtësisë, duke goditur përballë motorin e turistëve.

Ora 16:05
FOTO/ U përplasën për vdekje në një aksident në Sarandë, kush janë 2 turistët italianë

Dy turistë italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, me origjinë nga Pozzuoli, humben jetën mëngjesin e sotëm nga një aksident rrugor në Sarandë. Mediat italiane kanë publikuar foto të 2 turistëve që humbën jetën.

‘Rreth orës tre të mëngjesit, dy turistë italianët po ktheheshin në Sarandë, një qytet bregdetar në jug të vendit, me një motoçikletë, kur një makinë Mercedes Benz, e drejtuar nga një adoleshent shqiptar, pa lejen e drejtimi, i preu rrugën. Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në mjet me të përfunduan në spital.’- shkruan media italiane.

Ora 15:21
Përplasi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, arrestohet 17-vjeçari! Drejtonte mjetin pa patentë

1692868589_aksidentsarande.jpg

Sarandë, arrestohet 17-vjecari Elio Rr i cili përplasi për vdekje 2 turistët italianë në orët e para të mëngjesit. 17-vjeçari akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.

Ora 12:21
Dy turistët italianë vdiqën në aksident, pezullohet Shefi i Policisë Rrugore Sarandë! Nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Vlorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku pezulloi nga detyra shefin e policisë Rrugore në Sarandë, pas aksidentit në aksin Sarandë-Ksamil që i mori jetën 2 të rinjtë turistë italianë, pas përplasjes së motorit të tyre nga një automjet që drejtohej nga një adoleshent 17-vjeçar pa patentë.

Policia ka pezulluar Shefin e Policisë Rrugore në Sarandë Adriatik Shehun si dhe ka vënë nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Në reagim për mediat thuhet se do të hetohen edhe drejtues të policisë rrugore  "për mos marrje masash për parandalimin e aksidenteve"

Në aksin Sarandë-Ksamil ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, është ngritur një grup hetimor për të nxjerrë përgjegjësit. “Benzi”, drejtohej nga një 17-vjecar që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën.

Dy italianët ishin duke u kthyer nga Ksamili në Sarandë ndërsa adoleshentët që drejtonin mjetin tip Benz ishin duke shkuar në Ksmail nga Saranda.

Ka qenë një devijim i gabuar i 17-vjeçarit pa patentë i cili i ka prerë rrugën motorit tip ‘Honda’ Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano.

17-vjecari që drejtonte makinën dhe shoku i tij 16 vjec qe ishte pasagjer kanë marrë plagë të lehta dhe po mjekohen në spitalin e Sarandës.

Ora 11:30
Aksidenti tragjik në Sarandë, identifikohen 2 turistët italianë që humbën jetën nga përplasja fatale me 'Benz-in'

1692868655_1313.jpg

Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano janë dy turistët italianë që humbën jetën në saj të aksidentit tragjik në Sarandë. Ata u përplasën me një mjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga një adoleshent 17-vjeçar i cili ishte nisur me një mikun e tij 16-vjeç drejt Ksamilit, ndërsa italianët po ktheheshin nga Ksamili për Sarandë.

Ora 11:19
FOTOT/ Aksidenti tragjik në Sarandë ku vdiqën italianët, dalin pamjet! ‘Benzi’ i drejtuar nga adoleshentët i shkatërruar, përplasja e fortë

 

Report Tv ka siguruar pamjet e mjetit që u përplas me motorin ku ndodheshin dy viktimat e aksidentit në Sarandë me shtetësi italiane. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, përplasja ka qenë e fortë ndërsa ‘Benzi’ pothuajse është shkatërruar në pjesën para.

Policia deri më tani ka identifikuar vetëm një 24-vjeçar italian që ka ndërruar jetë, ndërsa burime bëjnë me dije se edhe viktima tjetër është italian. Mjeti që drejtohej nga adoleshentët i preu rrugën motorit tip ‘Honda’.

Ora 10:54
Aksidenti tragjik në Sarandë ku humbën jetën dy turistët italianë, Report Tv siguron pamjet ekskluzive pak minuta pas përplasjes së motorit me mjetin

 

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive pak minuta pas aksidentit të rëndë në Sarandë ku vdiqën dy italianë dhe u plagosën 2 të mitur.

Këto janë pamjet pak minuta pas përplasjes fatale mes motorit dhe mjetit që drejtohej nga adoleshentët.

Motori me të cilin lëviznin dy turistët italianë nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një Mercedes Benz që drejtohej nga një adoleshent. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.

“Benzi”, drejtohej nga një 17-vjecar që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. Burimet thanë se makina i ka prerë rrugën motorit të turistëve.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit,  por është gjetur në kahun e kundert çka dyshohet se I ka prerë rrugën motorin Honda. Përplasja ka qenë tejet e fortë. Deshmitaret ne oret e para te mengjesit tregojnë për ngjarje horror. Trupat e viktimave janë gjetur me dëmtime të shumta, poshtë makinës që i përplasi.

Ora 10:19
Aksidenti tragjik në Sarandë, Report Tv siguron pamjet! Trupat e viktimave poshtë makinës, si ndodhi përplasja

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi ku vdiqën 2 turistët italianë dhe u plagosën dy të mitur. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv përplasja e mjetit të drejtuar nga 17-vjeçari me pasagjer një 16 vjeçar dhe motorit me 2 italianët ka qenë  e fortë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Në vendngjarje ende janë trupat e viktimave poshtë makinës. Turistët lëviznin me motor nga Ksamili në Sarandë. Shkak i aksidentit devijimi i korsisë nga Mercedes Benz.   Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit,  por është gjetur në kahun e kundërt! Dëshmitaret ne orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Dy trupat e viktimave të copëtuara.  Ne drejtimin e Benzit një 17 vjeçar, pa patente.

Ora 09:17
Aksidenti në Sarandë ku vdiqën dy italianët, policia jep detajet: Automjeti drejtohej nga një 17-vjeçar

1692625260_policiaelbasan.jpg

Policia ka dhënë detajet nga aksidenti tragjik në Sarandë ku humbën jetën 2 turistë italianë sipas burimeve për Report Tv. Policia njofton se mjeti drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili është përplasur me motorin, ku i fundit i drejtuar nga italianët.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Automjeti tip Mercedes benz ka qen me drejtim lëvizje Sarande -Ksamil dhe motori Ksamil -Sarand