SARANDE- Policia e Shtetit bën me dije se ditën e sotme është vënë në pranga shtetasi Qazim Bobi pasi kishte grabitur një shumë prej 30 mijë lekësh të reja në një furrë buke në qytetin e Srandës.

Genti Qazim Bobi, 37 vjeç, i lindur në Tiranë dhe me banim në Delvinë, dyshohet të ketë kryer një sër grabitjesh të tjera në qytetin e Sarandës. Dhe mbi bazën e këtyre dyshimeve nga ana e organeve policore, Bobi ndodhet nën hetim.
 
Mbi rastin në fjalë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme një një furrë buke, në lagjen numër 2 të qytetit të Sarandës, ku Bobi ka kryer vjedhjen në dëm të pronarit të këtij aktiviteti, Aldi Kacaj.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)