SARANDË- Tre të rinj kanë rënë në pranga pasi kanë grabitur një afgan. Ngjarja është regjistruar në qytetin e Sarandës, ku tre të rinjtë i kanë marrë me dhunë një shumë parash afganit.
Mësohet se afgani ka qenë duke lëvizur në një park në Sarandë, kur tre të rinjtë ikanë marrë me dhunë paratë.
Të arrestuar kanë mbetur Klodian Gjini, 21 vjeç, banues në Laç, Parios Zani, 18 vjeç dhe Jurgen Baço, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale "Vjedhja me dhunë", e kryer në bashkëpunim.