Sarandë/ Drejt zhdukjes totale Manastiri i Shën Mërisë, kryeplaku i fshatit: Jo vetëm të vidhet, të bëhet diçka
Një vit më parë u shemb kisha e Shën Thanasit në Leshnicë, ndërsa drejt zhdukjes totale po shkojnë edhe manastiri i Shën Mërisë në Krorëz dhe kisha e Shën e premtes në Lukovë.
Një ndër kishat më të vjetra dhe me vlera të rralla të trashgimisë kulturore rrezikon shembjen. Bëhet fjalë për kishën e Shën Mërisë në manastirin e Krorezës e cila daton që prej viteve 1600.
Shkak për këtë është bërë moskujdesi nga strukturat përkatëse, duke bërë që rrënjët e pemëve të depërtojnë në mure, që sjell për pasojë edhe degradimin e tyre. I ndodhur rreth 2 orë me këmbë larg rrugës, ky manastir vizitohet kryesisht nga turistë të aventurës, të cilët shtohen dita-ditës. Por ky fakt nuk i bën përshtypje autoriteteve të trashgimisë kulturore. Ndërkohë edhe kisha e Shën e Premtës në Lukovë po shkon drejt rrënimit total. Kryetari i fshatit Lukovë, shprehet se rrënimi i kishës ka filluar prej kohësh, por prej 6 muajsh ajo është drejt shembjes totale.
Kisha e Shën Premtes në Shën Koll ka nisur rrugën e rrëzimit prej kohësh. Kanë ardhur arkitektë nga Vlora dhe Saranda, na kanë dhënë fjalën se do të riparohet. Asnjëri nuk e dëgjoi llafin tonë, ky s’është vetëm llafi im, por i gjithë banorëve në Lukovës. Të dëgjohet llafi, të bëhet diçka, jo vetëm të vidhet.
Niqifor Butsi, Kryetar i fshatit Lukovë
Report Tv ka kërkuar të marrë informacion tek zyra e monumentev në Vlorës, por drejtori i këtij institucioni, Orgest Feimi nuk jep asnjë përgjigje në lidhje me këtë problematikë nëse ka apo jo ndonjë projekt për rehabilitimin e këtyre monumenteve të rrezikuara.
Kujtojmë se përgjatë vitit të kaluar në zonën e Sarandës është shembur edhe Kisha e Shën Thanasit ne Leshnicë, objekt i trashëgimisë kulturore.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2984
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vau i Dejës/ Inskenohet dasma e Skënderbeut në kishën e Shën Mërisë! Eventi me angazhimin e shqiptarëve në Austri
17 Korrik, 17:55
-
Media italiane: Lukova dhe Ksamili ‘Maldivet e Europës’
12 Qershor, 08:53
-
Lukova larg luksit dhe pranë natyrës e shijes bio, fshati ku u vu në zbatim parulla e Enver Hoxhës 't’u qepemi kodrave e maleve...'
3 Maj, 19:50
-
Vlorë/ Shtyu amerikanen nga shkallët, nis hetimi për turisten gjermane
23 Prill, 15:36
-
Sarandë/ Vuante nga probleme të shëndetit mendor, turistja gjermane rrëzon amerikanen nga shkallët në Lukovë
22 Prill, 15:19
-
Media franceze: Riviera Shqiptare,destinacioni parajsë i ngjashëm me Maldivet
22 Prill, 09:47
-
Fshati mes agrumeve, Lukova ndër destinacionet më të preferuara në bregdetin jonian! Çmime më të lira se Saranda dhe Himara
21 Prill, 09:10
-
Restaurimi i katër kishave shekullore në Voskopojë dhe Vithkuq, Rama: Do të tërheqin shumë vizitorë të turizmit historik
13 Mars, 08:05
-
Me ullinj dhe agrume, ja si e mbollëm Shqipërinë! Shkencëtari tregon në 'Esencë': Nga Zogu trashëguam 1.8 milionë rrënjë! Eshtë shkëmbyer edhe me flori
1 Nëntor 2023, 17:43
-
Me ullinj dhe agrume, ja si e mbollëm Shqipërinë! Flet në 'Esencë' shkencëtari dhe profesori i ullirit Hairi Ismaili
31 Tetor 2023, 21:57
-
Asgjësohen 244 bimë narkotike në Himarë! Vihen nën hetim kryeplaku dhe punonjësi i shërbimit pyjor në Shënvasil
4 Tetor 2023, 16:25
-
'Shqipëria turistike'/ Kisha 400 vjeçare ortodokse e Leusës në Përmet dhe bujtina 'Kri-Kri'
4 Gusht 2022, 07:47
ti bej janullatos apo ka interes tjeter dhe jo fetar
Përgjigju