Policia e Sarandës ka mundur të sekuestrojë një arsenal armësh pranë varrezave në lagjen ‘Baba Rexhep’.
 
Sipas policisë u gjetën 24 granata dore, 6 kallëpe dinamit, 2 arka me fishekë. Gjithashtu sipas uniformave blu janë gjetur edhe 30 fishekë kundërajrorë.
 
Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe më pas arrestimin e autorëve që kanë fshehur arsenalin e armëve,  mbi të cilët rëndon akuza për veprën penale të mbajtjes pa leje të municioneve.

arsenal armesh
arsenal armesh
arsenal armesh
arsenal armesh


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)