Srandë-62 vjeçari Leonard Qasari është gjetur i pajetë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr.4 në sarandë.

Qasari është gjetur mbi trotuar me dëmtime në kokë e pjesë të trupit. 62 vjeçari dyshohet se ka rënë nga jati i 6-të i pallatit ku banonte, pasi ka rënë është munduar të ngrihej por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Qesari ishte ish-futbollist i ekipit të Butrintit, momentalisht punonte në ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit në Sarandë. Prej shumë kohësh banonte i vetëm për shkak se familjarët ishin larguar në Greqi.

leonard qasari
Viktima Leonard Qasari

vendi ngjarjes sarande leonard

 

Vendi i ku u gjet trupi i Leonard Qasarit

 

futbollisti sarande
Ekipi Butrinit ne kohen kur luante dhe Leonard Qesari
leonard sarande
Ekipi Butrinit ne kohen kur luante dhe Leonard Qesari

Njoftimi i policisë:
Më datë 15.01.2018, rreth orës 05:25, në lagjen ”Nr.4”, mbi trotuar është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit, shtetasi Leonard Qesari., 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë.

Nga verifikimi paraprak dhe kqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se shtetasi ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndëruar jetë mbi trotuar.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qënë nën efektin e pijeve alkoolike. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com