SARANDË- Një punonjës i Policisë Kufitare ka humbur jetën teksa kishte dalë me skafin e shërbimit. Report Tv mëson se polici është Ilirjan Goga, 63 vjeç.
Burime nga Policia i thanë Report Tv se 63-vjeçari Goga është ndjerë keq gjatë orarit të punës dhe u ka kërkuar shokëve ta çojnë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ata e kanë dërguar, por rrugës ka humbur jetën duke mbërritur atje i vdekur. PAraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për një vdekje natyrale, por policia ka nisur hetimet për zbardhej e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente








