SARANDË - Një 58-vjeçare nga qyteti i Sarandës pretendon se mbesa e saj e mitur e cila vuan nga autizimi është abuzuar seksualisht në kopsht.
Eli Kasnesi ka pohuar se kur e ka marrë mbesën e saj nga kopshti nr 3 I qytetit ka konstatuar se ajo kishte shenja gjaku.
E moshuara ka bërë edhe denoncimin ne polici ku është shprehur se edhe mjeku gjinekolog I ka pohuar se e mitura është abuzuar seksualisht.
Policia është vënë në lëvizje dhe ka kontaktuar mjekun, i cili ka mohuar t’i ketë thënë të moshuarës së 5-vjeçarja është abuzuar seksualisht.
Ndërkohë policia e Sarandës bënë me dije ekspertizës ka rezultuar se vogëlushja është gërvishtur pranë organit gjenital, çka ka sjellë edhe hemoragjinë, por nuk kemi të bëjmë me një rast të abuzimit seksual.
58 vjeçarja pretendon se nuk ka marrë shpjegimi nga drejtuesit e kopshtit për këtë ngjarje.
Mësohet e se e moshuara kujdeset për vajzën e djalit saj pasi prindërit e vogëlushes janë të divorcuar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO