SARANDE - Në gjykatën e Sarandës dje u zhvillua seanca e rradhës për vlerësim të urdhërit të mbrojtjes kërkuar prej Klementina C ndaj babait dhe djalit të Panajot Anagnostit, bashkëjetuesit të saj përdhunues .
Ajo e kërkoi këtë urdhër mbrojtjeje në datën 19 korrik, pasi familjarët e Panajot Anagnostit i kërkuan të largohej bashkë me dy fëmijët e saj nga banesa në fshatin Krane të Delvinës.
Kjo situatë dëshmohet nga gruaja 14 ditë pasi gjykata dha vendimin e prerë dy vjet heqje lirie për 48 - vjeçarin Panajot Anagnosti nën akuzën “ Vepra të turpshme”.
Historia e gruas që kallëzoi bashkëjetuesin për përdhunimin e vajzës 9-vjeçare u tjetërsua si një histori “Zhuljetë dhe Romeo” nga avokati mbrojtës i të akuzuarit. Gruaja e vënë nën presion nga avokati i Panajotit dhe nga familjarët e tij me argumentin se duhet të hynte në burg pse nuk e kishte kallëzuar krimin që në fillim, u detyrua të ndryshonte thëniet e saj me deklarata të nënshkruara në zyrën e avokatit mbrojtës të përdhunuesit të fëmijës.
VOGELUSHJA 8-VJEÇARE PERDHUNOHET NGA BASHKEJETUESI I SE EMES
Ngjarja u bë publike më datë 20.10.2012, sipas njoftimit nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, se “në Komisariatin e Policisë Delvinë është paraqitur shtetasja me inicale K. C. e cila ka kallëzuar faktin se para disa ditësh me vajzën e saj e 8-vjeçare është abuzuar seksualisht nga shtetasi Panajot Anagnosti, vjeç 47 banues në fshatin Krane të Delvinës me të cilin kjo shtetase bashkëjetonte së bashku me dy fëmijët e saj vajzë e djalë.
Menjëherë për këtë rast u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i cili ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe ekspertizën e nevojshme mjeko-ligjore nga e cila ka rezultuar se me vajzën e mitur është kryer marrëdhënie seksuale. Nga ekspertët ligjorë u konstatua se vogëlushja kishte deflorim të vjetër me dëmtim deri në unazën e tretë vaginale.
Seanca e parë u zhvillua me dyer të mbyllura në gjykatën e Sarandës, një të dielë të fundit të marsit 2013, ditën e Pashkës.
JASHTE GJYKATES, NEN PRESIONIN E AVOKATIT DHE PARAGJYKIMET E FSHATIT
Gruaja tërheq vajzën përdore dhe kërkon te avokati i çështjes shpjegime. Asaj i ishte premtuar se ai Panajoti do dilte se është i pafajshëm, ndërsa ajo nëse s ‘ja provon pafajësinë do të futet edhe vetë në burg.
Alibia e Zhuljetës xheloze, aty ku ajo K.C u përdor mediatikisht si e dashuruar me “Pandon”, ka mbetur pas. Hijet e presionit se ajo mbase nuk ka kallzuar krimin më parë, e mbajnë gruan në ngërç.
Dy fëmijët e saj janë paragjykuar në këto muaj. E mitura e dëmtuar jnga avokati i dhunuesit vizitave te ekspertëve privatë në Tiranë, ku avokati ka insistuar të gjejë pafajësinë e klientit të tij.
Në Krane, në fshatin e komunës Mesopotam, gruaja K.C dhe 2 fëmijët e saj jetojnë atje në shtëpinë e “të dënuarit”, fqinjë me Kosta Jorgos Anagnostin, babanë e përdhunuesit.
Një video porno e shpëtuar nga faza e hetimeve e ka vënë gruan nën presion të ngacmimeve të disa prej fshatarëve si dhe nën paragjykimin se fëmijët janë përdorur edhe për xhirime të skenave porno.
Në kushtet e presionit të burgut apo heqjes së kujdestarisë së fëmijëve, nënës së të miturës të përdhunuar i mbeti të merrte në mbrojtje me çdo mënyrë të akuzuarin e Prokurorisë “Për marrdhënie seksuale me të mitur” që u shndërrua në akuzën “vepra te turpshme” dhe u dënua poshtë minimumit ligjor.
TE BRAKTISUR NGA SHTETI, NENA DHE DY FEMIJET TRESIN DHIMBJEN TE VETEM
Ende askush nuk i ka ofruar asnjë asistencë për fëmijët e dëmtuar. Motër e vëlla janë shumë inteligjentë dhe ndihen të qetë me nënën e tyre larg “Panajotit”.
Kryetari i komunës Mesopotam, Themistokli Kaishi nuk e ka të qartë ligjin e ndihmës të njerëzve në nevojë, të drejtat e shtetasit shqiptar në nenin 1 të Kushtetutës. Z.Kaishi pohoi se “Gruaja dhe dy fëmijët e saj nuk janë banorë të komunës, ndaj nuk kam pse t'i ndihmoj. Ata nuk rezultojnë të jenë banorë të komunës, në Krane mbase punojnë 100 njerëz, ç punë kam unë me ta; komuna s'mund të jetë përgjegjëse. Psikologët le të merren me ta."
Në fakt, në shkollë, fëmijët janë të ngacmuar nga bashkëmoshatarët, vajza edhe mungon ndonjëherë, po nëna e tyre punon çdo ditë. Në oborrin që ka ndryshuar nga duart e K.C fle e vërteta e hidhur e abuzimit me fëmijën.
Gjinekologu tregon se momentet e para të mbërritjes së K.C në maternitetin e Sarandës ishin tronditëse: ajo donte të dëgjonte nga mjeku se vajza ishte mirë dhe s'kishte pësuar asgjë.
Mjeku kërkoi letrën e komisariatit që të kryente vizitën dhe kështu u hap e ngjarja e rëndë e abuzimit e kostatuar nga nëna në kushtet e flagrancës, djali më i vogël i familjes si dhe më pas nga psikologia e vajzës së mitur pyetur të shtunën në komisariatin e Delvinës.
Pas arrestimit të Panajot Anagnostit, në shtëpinë e tij, aty ku banonin fëmijët dhe nëna e tyre, ka patur mysafirë të panjohur për voglushët.
Nëna, në kushtet e presionit, ka pranuar të dalë me deklaratën e gruas së dashuruar marrëzisht. Ajo nuk ka ku të shkojë në këto kushte. Dëshmia e saj nuk u mor në mbrojtje.
As viktima, voglushja e traumatizuar. Nën kthetrat e avokatit mbrojtës ato janë kaviet ku u eksperimentua me presion për të provuar se asgjë s'ka ndodhur. Madje në vendimin e ekspertëve në Tiranë, vogëlushja shpallet e virgjër kundrejt pagesës 50 mijë lekë për ekspertë të paguar në praninë e K.C dhe avokatit mbrojtës të Panajotit.
Në Gjykatën e Sarandës, K.C u paraqit për të marrë urdhër mbrojtjeje me qëllim që të afërmit e Panajotit të mos i bëjnë presion tani që ajo nuk u duhet më, pasi vendimi u shpall në 5 korrik. Këtë herë të afërmit e Panajotit ishin në seancë si palë që kërkon largimin e saj nga fshati...
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vetëm 2 vjet burg Anagnostit për "vepra të turpshme"