Sarandë/ Janjari, fshati në kufi me Greqinë, Banorët: Jemi të izoluar, s’kemi rrugë dhe as ujë

Fshati Janjar në Bashkinë e Konispolit është ndër fshatrat më të largët dhe një infrastrukturë të dobët, ku për të mbërritur atje është e pamundur të shkosh me makina normale. Në këtë fshat është investuar në rregullimin e qëndrës, por banorët shikojnë si emergjente përfundimin e rrugës si edhe problemin e ujit të pijshëm.

Këtu e 28 vite me radhë vetëm nga rruga. Njeriu ngelet pa asnjë ndihmë. Asnjë lloj njeriu s’vjen dot të takojë një nënë a një baba. Shteti na ka gënjyer e na gënjen. Kemi 28 vjet që kërkojmë një rrugë. Problemi tjetër është ujësjellësi, por mund të zgjidhet.

Banorët e fshatit

Për kryetarin e Bashkisë Konispol Shuaip Beqiri këto janë probleme të njohura, për të cilat shprehet se deri tani ka arritur të marrë mbështetjen e qeverisë, por ende pa një datë konkrete se kur do të marrin zgjidhje. Fshati Janjar ndodhet në një zonat me natyrën më të bukur dhe me pasuri të trashëgimisë kulturore, por mundesa e infrastrukturës e bën atë të paarritshëm për vizitorët, ndërsa për banorët e bën jetesën të vështirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë