SARANDE- Eshtë kapur nga policia rreth orës 20:40 të së mërkurës, në veri te fshatit Lukovë një automjet I cili kishte në bord 35 klandestine siriane dhe palestineze. Efektivët e policisë, në vendin e quajtur ish-SMT, i kanë bërë shenjë që të ndalojë automjetit tip fugon mallrash të markës tip ‘Fiat’ me targa FR 6650 C, por drejtuesi nuk i është bindur forcave të policisë duke manovruar dhe duke u futur në një rrugë dytësore.
Pasi arriti të largohej disi, shoferi menjëherë e ka braktisur mjetin në ecje e sipër. Sipas burimeve, fatmirësisht pasi ka bërë disa metra pa shofer, mjeti është ndalur në anë të rrugës duke rrezikuar të rrezohet nga disa dhjetëra metra lartësi. Gjatë kontrollit, policia arriti të gjejë brenda tij 34 persona, shtetas të huaj të cilët mendohet s janë kryesisht siriane dhe palestineze. Mes tyre u gjendën gjithashtu 2 gra dhe 2 fëmijë.
Uniformat blu ju dhanë ndihmën e menjëhershme klandestinëve duke I nxjerrë pa i lënduar nga automjeti, i cili rrezikonte të rrezohej.
Më pas klandestinët u shoqëruan për në komisariat. Policia ka organizuar efektivët dhe po kryhen kërkime në të gjithë zonën më qëllim kapjen e personit i cili braktisi automjetin që drejtonte. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se targat e automjetit tip fugon janë të falsifikuara. Mendohet që klandestinët kanë hyrë nga kufiri i gjelbër me Greqinë dhe se do të trafikoheshin në drejtim Kufirit me Malin e Zi. Policia po kryhen veprimet procedurale me personat e shoqëruar si dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Në foto klandestinët e kapur në automjetin tip 'Fiat' me targa FR 6650 C)
Foto të tjera
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjeraRedaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)