/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Sarandës, në bashkëpunim me Policinë kufitare të Qafë Botës, kanë mundësuar kapjen e 45 klandestinëve.

Sipas burimeve, operacioni për kapjen e klandestinëve është finalizuar rreth orës 02:30 minuta, pas një sinjalizimi për disa lëvizja të dyshimta në afërsi të zonës se Lukovës. Sipas Policisë, 36 prej klandestinëve janë nga Siria, 9 nga Kongo dhe 1 nga Uganda.

Të gjithë të ndaluarit janë shoqëruar në komisariat. Personat që kishin probleme shëndetësore u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Të gjithë u ndihmuan me ushqime dhe mjekimin përkatës. Tashmë po punohet për identifikimin e personave që ndihmuan klandestinët, ndërsa kanë nisur diskutimet për riatdhesimin e tyre.
Sipas Policisë, klandestinët shfrytëzojnë territorin shqiptar për të kaluar në Mal të Zi ose Itali.