SARANDE- Të ndërtosh një kënd lojrash në një fshat krejtësisht të braktisur nga sëmundja e emigrimit, është më shumë se një aventurë në një kohë kur në atë zonë mungojnë protagonistët vetë fëmijët. Jo vetëm kaq mungon dhe infrastruktura rrugore dhe uji i pijshëm.
Fshati Fanar me 35 banorë ndodhet në Komunën Aliko në rrethin e Sarandës. Kreu u kësaj njësie vendore Kristo Kaishi, kërkon të ndërtojë një kënd lojrash në këtë territor pranë banesës së priftit të fshatit At Vasil Qendro.
Banori me moshë më të vogël është një 40 vjecar çoban ndërsa më i madhi është e ëma e tij sot 92 vjeçe. Vëllai i priftit të fshatit, pranon se kjo nismë e komunës është krejtësisht e palejueshme dhe e kundërligjshme, për më tepër që territori nuk është pronë publike. Referuar shkresave kadastrale, rezulton të jetë pronë e familjes Qendro.
Një grup të moshuarish, nënshkruan firmat dhe emrat e tyre në një shkresë drejtuar komunës të cilës i është kërkuar të mos ndërtojë kënd lojrash në një kohë kur s’ka fëmijë në fshat, por me këto fonde, të rregullohet infrastruktura e zonës.
“Kryetari i komunës kërkon ta prishë këtë mur që mezi e kemi ndërtuar për të ndërtuar një kënd lojrash për fëmijë. Le që një herë këtu nuk ka fëmijë. Më i vogli është 40 dhe më e madhja është mamaja ime 92 vjeçe. Ata të dalin të lozin të bëjnë kallotunja.” – thotë Filip Qendro vëllai i priftit.
I kontaktuar në telefon, kryetari i Komunës Aliko nuk ka pranuar të japë shpegimet e tij për këtë fakt për tv A1 Report. Këndi i lojërave që kryekomunari Kristo Kaishi ka në plan të ndërtojë në mungesë të fëmijëve mund të jetë funksional për të moshuarit të cilët në limitet e jetës së tyre duket se do të rikthehen dhjetëra vite më pas për të kujtuar fëmijërinë dhe lodrat në një tjetër kohë dhe me të tjera lodra.
PROJEKTI U MIRATUA NE 2011
Projekti me vlerë 4 milonë lekë është miratuar në 2011 nga Këshilli Komunal i komunës Aliko. Nga gazetari i A1 Report bëhet e ditur se projekti është gati dhe tani pritet të ndërhyhet në terren.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com