Një aksident  rrugor është shënuar rreth orës 15:00 në aksin Qafë-Gjashtë në Sarandë.
 
Mësohet se një person me inicialet V.B, i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur me një automjetin tip ''Furgon'', i cili drejtohej nga 29 vjeçari me inicialet E.B., banues në Elbasan 

Ndërsa sipas policisë personi në biçikletë kishte qenë në gjendje të dehur.

Drejtuesi i biçikletës është dërguar në spital e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia është në vendngjarje teksa vijojnë hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen.

Njoftimi i plotë i policisë:
Sarandë
 
Sot më datë 03.08.2017 rreth orës 15:00, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Metoq në Qaf Gjashtë, Sarandë, ka ndodhur një aksident.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore ku ka rezultuar se:
Një shtetas i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur me një automjetin tip ''Furgon'', i cili drejtohej nga shtetasi E.B., 29 vjeç, banues në Elbasan.
Nga verifikimet paraprake shtetasi V.B., i cili udhëtonte me biçikletë ka rezultuar në gjendje të dehur.
Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


aksident sarande

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com