SARANDË- Rreth orës 01:50 të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr. 1, ka marrë flakë një karotrec i parkuar pranë një servisi.
/Shqiptarja.com
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se karotreci është në në pronësi të 34-vjeçarit A. M. pronar i servisit, ku ka qenë parkuar mjeti.
Si pasojë e flakëve karotreci është dëmtuar nga flakët në rrotën e parë në krahun e majtë të mjetit.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, pasi nga kqyrja e kamerave është parë një shtetas që është afruar pranë servisit ku ka qenë parkuar karotreci.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të zjarrëvënies.
Er.K/Shqiptarja.com










