SARANDË - Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar gjatë ditës së djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë humbur jetën, e ndërsa dyshohet se tetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nga burime zyrtare mësohet, se dy automjete, njëri tip “Volswagen” dhe një autobus me nxënës shkolle janë përplasur pranë zonës të Syrit të Kaltër, duke shkaktuar aksidentin fatal që ka marrë dhe dy jetë njerëzish, përkatësisht K.Braci dhe vajzës së tij S.Braci, 21 vjeçe nga Tepelena. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije, se si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka humbur jetën në vend drejtuesi i automjetit tip “Volswagen”, e ndërsa më vonë, në spital ka humbur jetën edhe vajza e tij 21 vjeçare, duke e bërë humbjen të dyfishte brenda një familjeje.
Ngjarja
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:30 minuta, një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën 59-vjeçarit K.Braci dhe vajzës së tij S.Braci, 21 vjeçe nga Tepelena. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, pranë vendit të quajtur Syri i Kaltër.
Sipas burimeve të policisë, automjeti tip “Volswagen” me targa TP 2627 B është përplasur me një autobus me nxënës. Gjithashtu, mësohet se në automjetin tip “Volswagen” ishin duke udhëtuar babë e bijë. Nga ana tjetër bëhet me dije se drejtuesi i autobusit është shtetasi R. Tefiku nga Devolli. Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, menjëherë pas përplasjes së dy automjeteve, 59-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa vajza e tij 21 vjeçare, edhe pse u dërgua në spital nuk ka mundur t'i shpëtojë dot plagëve të marra, duke u ndarë nga jeta me gjithë përpjekjet maksimale të stafit mjekësor.
Dyshohet se nga aksidenti ka edhe 8 persona të plagosur. Policia ka nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, me pasojë vdekjen e babë e bijë dhe plagosjen e tetë të tjerëve. Si pasojë e aksidentit është shkaktuar një radhë automjetesh prej 5 km në këtë aks rrugor duke bllokuar pushuesit për rreth 2 orë.
Përplaset për vdekje 77- vjeçarja, arrestohet drejtuesi i mjetit
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të moshuareje është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Pllakë të Sarandës.
77-vjecarja Eleni Naqi, nënë e katër fëmijëve është përplasur nga një fouristradë në hyrje të fshatit.
E moshuara ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.
Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit është prerja e rrugës nga ana 77-vjecares Eleni Naqi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com