Menaxherët e dy lokaleve në Sarandë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi vendosnin muzikë të lartë duke shqetësuar qytetarët e pushuesit.
Dy menaxherët, 38-vjeçari F. F., banues në Tiranë dhe 41-vjeçari R. Z., banues në Sarandë, akuzohen për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Komento