Qyteti i Sarandës mbart të njëjtin emër me atë të manastirit të 40 shenjtorëve, por që më pas është kthyer dhe është i vendosur emri që ka sot  Sarandë. Edhe pse me një historik të lashtë ky manastir thuajse ka kaluar në dorë të dytë sa i përket guidës turistike të për të huajt.

Shumë prej tyre kanë informacione historike për manastirin e 40 shenjtorëve, por kur ata vijnë në Sarandë nuk arrijnë të shkojnë në këtë vend të vizitueshëm. Përveç vlerave muzeale që mbart manastiri, pamja që të ofrohet nga pika ku është i ndërtuar ky objekt është magjepse.

Report Tv u interesua në Bashkinë e Sarandës, për të marrë një informacion nëse ky institucion ka ndonjë projekt për rehabilitim e rrugës së manastirit. Përgjigja nga bashkia është se ka një projekt, por ende nuk dihet se kur mund të fillojnë punimet. Meqenëse qyteti i Sarandës ka filluar zyrtarisht sezonin turistik, edhe për këtë vit, rruga e manastirit të 40 shenjtorët do të vijojë të jetë e shkatërruar.