Një grup kriminal plan për të vrarë Gledis Nanon? Denoncimi i ish-drejtorit të Policisë

Një informacion se një anëtar i rrezikshëm i një grupi kriminal kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon, raportohet se ka rënë në dorë të policisë. Lajmi mësohet se është njoftuar nga vetë Gledis Nano ndërsa prokuroria dhe policia zyrtarisht nuk konfirmojnë asnjë informacion. 

Por i gjithë plani sipas informacioneve paraprake jo zyrtare ka dështuar pasi është zbuluar nga policia e shtetit tre muaj më parë.

Paraprakisht dyshimet janë se plani për vrasjen e ish-kryepolicit është bërë për shkak të hetimeve që Nano ka bërë për të njëjtin grup në kohën ishte drejtues i Antiterrorit.

Nuk dihet saktësisht në çfarë kushtesh policia ka zbuluar planin për të cilin raportohet se vijojnë hetimet sekrete. Sidoqoftë deri më tani nuk ka ende një komunikim zyrtar nga Policia e Shtetit apo Prokuroria, ndaj Pritet që nga autoritetet të ketë një informacion zyrtar.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 22/12/2023 22:14

    Djal I shkelqyer ,nuk e njoh personalisht po e tregonte perkushtimin ne pune . Ne shqiperi te shesin qe te koleget,ky nul behej dot vogel e politikes dhe prandaj e hoqen nga detyra. Zoti I dhen jete e shendet!

    Përgjigju
  • Qwert: 22/12/2023 18:35

    Eh kush merret me ket qurravecin aman..

    Përgjigju
    • Rrethi katror: 22/12/2023 21:10

      Ca qurraveci thu, ky eshte bob Prej kti u burgosen shume koka krimi intrigant Pa bese dhe shume gjera po hetonte Dhe ne fund e hoqen se i doli jashte parashikimeve Nuk u be vegel e shefave..

  • Antiterrori: 22/12/2023 18:16

    Ca lesh antiterrori po jane kto grupet qe kapen cdo dite Ky ishte super drejtor i kishte bo detyrat e shpise zoteria Se la njeri me punu e shiten u ankuan bandat Dhe ky i shkreti u dogj po ska djale si ky. Kush te le me punu ktu, te gjithe drejtuesit lart Jane te lidhur me bandat dhe ne favor te tyre Vetem gledisi donte te bente punen dhe filluan presionet Se e shiten te medhenjte.

    Përgjigju
    • Ypi: 22/12/2023 22:51

      E shiten??? E shkarko Rama ngaqe nuk zbatonte "vijen" e partise. Ca shitje leshi.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin