SARANDË- Një sherr për vendparkimin e makinës ka lënë sot pas një viktimë në qytetin e Sarandës. Klodian Bakia, 41 vjeç, kishte parkuar përpara një hoteli në Sarandë dhe kamerieri i ka kërkuar që të heqë makinën nga aty. Parkimi i makinës është bërë shkak për fillimin e një konflikti mes 41-vjeçarit dhe kamerierit të hotelit, Xhanelo Tarja, 24 vjeç.

Në debat e sipër, 24-vjeçari është futur brenda në hotel, ka marrë thikën dhe ka qëlluar në zemër 41-vjeçarin. Bakia nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Sarandës.

Ndërkohë, 24-vjeçari pasi ka goditur me thikë në zemër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia u vu në kërkim të autorit menjëherë pas ngjarjes duke bërë të mundur arrestimin e autorit në mbrëmje. Autori u gjet i fshehur në një garazh mes dy pallateve larg vendit të ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Ja kush është autori 24-vjeçar i vrasjes në Sarandë (FOTO)

1660769991_WhatsAppImage20220817at10.51.44PM.jpeg

Policia e Sarandës ka arrestuar 24-vjeçarin Xhanelo Tarja për vrasjen e 41-vjeçarit në Sarandë, të mërkurën.

Report Tv siguron foton e autorit, i cili pasi e theri me thikë në zemër viktimën, u fsheh në një garazh larg vendit të ngjarjes.

 

Ora 22:50
Vrasja e 41-vjeçarit në Sarandë, arrestohet autori! Ishte i fshehur në garazhin e dy pallateve

1660758015_vrasjamethikenesarande2.jpeg

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Xhanelo Tarja të  shpallur në kërkim autorin e dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Sarandë. 

Xhanelo Tarja, kamarier në një hotel, ishte fshehur në garazhin e dy pallateve,  larg vendit të ngjarjes.

24-vjeçari e ka qëlluar me thikë në zemër 41-vjeçarin pas një konflikti për parkimin e makinave.

Ora 20:05
Vrasja në Sarandë/ Zbardhet shkaku i sherrit, autori qëlloi me thikë për vdekje 41-vjeçarin pas sherrit për parkimin

1660760058_sarande.jpg

Shkak i sherrit që çoi në vrasjen e 41-vjeçarit në Sarandë është bërë debati për parkimin e makinave. Pas sherrit mësohet se 24-vjeçari Xhanelo Tarja ka qëlluar me thikë në zemër Klodian Bakinë.

Ora 19:53
Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori

1660758926_Sequence03.00160009.Still051.jpg

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Sarandë. 24-vjeçari Xhanelo Tarja dyshohet se pas një konflikti ka goditur me thikë për vdekje Klodian Bakinë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se: Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.