SARANDE - Policia ka vënë në pranga dy të rinj, banues në Delvinë, pasi mbrëmjen e djeshme nën përdorimin e armës së zjarrit kanë grabitur 15 milionë lekë, shumë e cila por transportohej pasi ishte për pensionet në Delvinë. Në prangat e policisë kanë rënë A.Qoku 17 vjec dhe Idriz Shaban Qoku 19 vjec, nën akuzën “Vjedhje me armë” dhe “Përvetësim i parave”.
Arrestimi i të rinjve u krye pasi mbrëmë rreth ores 09:10 ne aksin rrugor Kalasë – Tatzat në Sarandë, në vendin e quajtur "Përroi i Groshtave", A. Qoku, i pajisur me armë zjarri tip automatik, i ka dalë para automjetit tip “Toyota” me targa AA 882 BI që drejtohej nga shtetasi Idriz Baba.
Në këtë moment, 17 vjeçari ka shtënë në ajër për të grabitur më pas shumën prej 15 milion lekë, që po transportoheshin në komunën Vergo, për t’iu shpërndarë pensionistëve të kësaj komune. Kjo shumë parash u mor më pas nga Idriz Qoku dhe u fsheh në anë të një përroi.
Policia, në cilësinë e provës, ka sekuestruar sasinë prej 15 milionë lekëve të grabitura dhe një gëzhojë arme.
Djemtë, të pyetur nga policia, kanë pranuar autorsinë e ngjarjes dhe kanë dhënë shpjegime në lidhje me mekanizmin e kryerjes së krimit. A. Qoku ka shpjeguar gjithashtu se mbas krimit, armën e zjarrit e ka hedhur në lumë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com