SARANDË - Zjarr në dhomat e paraburgimit në komisariatin e policisë së rrethit të Sarandës.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ndonëse në ambjentet e komisariatit ka patur disa të shoqëruar.
 
Zjarri është shënuar në katin e parë të komisariatit e për pasojë janë djegur disa karrige dhe një dyshek, krevati.
 
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por forcat e zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizmin e flakëve.

Siç bën të ditur korrespondentja e A1 Report dhe Shqiptarja.com, Laureta Roshi, zjarri është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit dhe efektivët e policisë.
 sarande zjarri me logo
(Në foto: Zjarrfikësja në Komisariatin e Sarandës)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)