U arrestua se dha certifikata pronësie për tokat në bregdet, lirohet ish-drejtori i Kadastrës Sarandë

U arrestua se dha certifikata pronësie për tokat në bregdet, lirohet ish-drejtori i Kadastrës Sarandë

Ish-drejtori i Kadastrës Sarandë, Andri Dhima

SARANDË- Ish Drejtori i Kadastrës së Sarandës, Andri Dhima është liruar sot nga burgu. Gjyqtari Fatmir Ndreu ndryshoi masën e sigurisë për Andri Dhimën, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpie”. Seanca u zhvillua në orën 12.30 në Gjykatën e Sarandës pas kërkesës së Dhimës për ndryshim mase sigurimi.

Dhima sëbashku me 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës u arrestuan më  24 mars të këtij viti, pasi kishin pajisur me certifikatë pronësie disa persona për tokat në bregdet. Zyrtarët legalizuan dy objekte pa leje në Sarandë për të cilat Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen.

Në qelitë e paraburgimit të Sarandës, të arrestuar gjatë të njëjtit operacion, vazhdojnë të jenë ish-zyrtarët e Kadastrës Sarandë Saimir Braho, Erliton Ymeri dhe Vasil Lango, ndërsa në kërkim është dhe ish-Drejtoresha Kozeta Statha.

Hetimi i këtij rasti pati nisur që prej vitit 2021, por edhe në bazë të kallëzimit nga Drejtoria e Antikorrupsionit pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ka qenë vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili më 16 mars pati denoncuar se në Sarandë në zonën Turizëm-kanali i Cukës ishin legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre.

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri