SARDENJA- Situata në Itali po përkeqësohet, si pasojë e përmbytjeve dhe motit të keq. Pas kalimit të ciklonit Kleopatra në ishullin e Sardenjës, të paktën 16 persona kanë humbur jetën, 1 person rezulton i zhdukur dhe 2.300 kanë mbetur të pastrehë.
Mes viktimave janë dhe dy fëmijë. Sipas mediave italiane në 24 orët e fundit janë rregjistruar rreshje shiu që janë të barabarta me ato që mund të verifikoheshin në 6 muaj.
Ndërkohë, polemika të shumta ka rreth mos paralajmërimit të ardhjes së këtij ciklonit. Tashmë qeveria italiane ka shpallur gjendjen e emergjencës, duke vënë në dispozicion edhe 20 milionë euro për përballimin e situatës. Gjithashtu priten të vijnë edhe ndihma nga Brukseli, pas kërkesës së bërë nga autoritetet italiane.
Stuhi të forta kanë prekur edhe zona të tjera të Italisë, në Reggio Calabria, disa zona janë në gjendje kritike. Gjithashtu edhe në Rajonin e Pulias, situata paraqitet e keqe, ku në zonën e Galipolit në Provincën e Leçes është verifikuar një stuhi nga e cila janë plagosur tre persona dhe ka shumë dëme materiale.
Ndërkohë që në orët në vazhdim situata pritet të përkeqësohet, Papa Françesku në një mesazh në rrejtin social Tëitter ka kërkuar që të gjithë të luten për viktimat e kësaj tragjedie natyrore dhe mbi të gjitha për fëmijët.
Media italiane publikon fotot e viktimave.

(Foto: Viktimat e Sardenjas)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com