Sarkozy viziton 'Shtëpinë me gjethe': Është çmenduri!

Sarkozy viziton 'Shtëpinë me gjethe': Është çmenduri!

Ish-Presidenti i Republikës Franceze, Nicolas Sarkozy ka vizituar pasditen e djeshme Muzeun Kombëtar “Shtepia me Gjethe”.

I shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ambasadorja franceze, Christina Vasak dhe drejtorja e muzeut, Etleva Demollari, Sarkozy u njoh me mënyrën se si funksiononte makineria e ndjekjes dhe e përgjimit të shqiptarëve nga ish-Sigurimi i Shtetit.

“Është çmenduri!”, përsëriste herë pas here, teksa përshkonte korridorët e ngushtë të një prej “shtëpive” më të frikshme në Tiranë! Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy vizitoi dje Muzeu Kombetar "Shtepia me Gjethe", duke u njohur me një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë.

Ai u largua duke lënë “peng” miqësinë e tij për vendin tonë, me shënimin në librin e përshtypjeve: “Miku juaj, Nicolas Sarkozy”! - njofton ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Kujtojmë se ish- presidenti francez erdhi në Shqipëri ditën e djeshme, në mbështetje të bashkëshortes së tij Carla Burni, e cila mbajti në Burint një koncert për Ditën Ndërkombëtare të Muzikës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meti: 23/06/2019 14:56

    Presidenti i Frances nuk çuditet me ato qe sheh ketu tek ne se i ka te vetat me te sofistikuara ne vendin e vet. Edhe per bunkerat apo per punimet nen dhe qe mendojme ne se si tek ne s'ka pasur. Ka shtete qe strehojne te gjithe banoret e vet nen dhe, kjo eshte nje kerkese sipas kohes dhe kushteve specifike, ne na duken çudira. Dhe i bejme muzera. Po sot ne kohe lufte (a nuk bertasim perdite mbi rrezikun grek rus, serb, turk etj?) ku do ta fusin koken keta te paret tane per te drejtuar shtetin? Ne pyyll do te fshihen, ku do ta ngrejne shtabin e luftes? A nuk duhen tunele, apo kane ndermend te marrin benzat e tyre dhe te kalojne kufirin per te shpetuar loqet e tyre dhe te harxhojne dollaret/eurot e vjedhura ketij populli? Pune trapash!!!

    Përgjigju
  • Flutura: 22/06/2019 23:50

    Ka shkruar bukur, asgje per shtepine, se jane qindra here me te sofistikuara kudo neper bote. Kujtuan se i treguan ndonje gje te tnerreshme qe ai nuk e merr me mend. Sa budallenj qe tregohemi me keto bunkeret qe tregojme.

    Përgjigju
  • USA: 22/06/2019 15:02

    I njejti sistem eshte zoti Sarkozy por nje çike me modern.Por fale jush qe i perkrahni ato po lulezojne edhe me shume.

    Përgjigju
    • Moni: 22/06/2019 21:40

      Po ca flet or mik. Ne ate kohe nuk guxoje as te mendoje kunder partise nga frika se mos i perserisje ne gjume a ne rast se te kapnin ethe te forta ose deheshe, dhe te denonconte gruaja, vellai, babai. Ne kohen e Saliut te pare u zbut ca, por po te flisje prape falangat e zeza perndiqnin dhe survejonin njerez. Ne 1997 antaret e PD-se u armatosen me regjister, per te krijuar nje palo milici. Dhe ti thua qe eshte i njejti sistem? Policia eshte treguar me e permbajtura ne Evrope ne kete moment. Ne France, Britanine e Madhe dhe kudo tjeter qe ka patur protesta te dhunshme, policia ju eshte pergjigjur me te njejten monedhe. Mbi 300 te gjymtuar nder protestuesit ne France. Ndersa nz Shqiperi policia i pergjigjet dhunes me uje dhe tymuese.

    • Mirditor: 22/06/2019 15:56

      Nuk asht e vërtet ajo që thua. Ju doni saliun? rromujë 30vjet SHQIPERIA Shqiptaret jan si kalamajt rrehen mbas fjalve. I pave në shesh me flamuj amerikan gjerman europian, kush po qan koken per ne? Europa don vetem që mos te kete lufte, se per të tjerat sdon me e dit për ne a jemi gjall e kemi dek.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë