Në përgjigje të letrës së para pak ditëve, në të cilën kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kërkonin lehtësimin e rregullave për eksportet e pakisjeve mjekësore dhe shtimin e ndihmës për luftën ndaj pandemisë COVID-19, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, u shkruan kryeparlamentarëve të rajonit se BE po merr në konsideratë këto kërkesa.
“Ne po përjetojmë një sfidë të paparë, te shkaktuar nga pandemia COVIC-19. Një problem global nuk mund të ketë zgjidhje kombëtare, dhe në shumë aspekte, kjo përhapje e Koronavirusit është një test për solidaritetin tonë evropian. Institucionet evropiane vepruan mirë dhe paraqitën një linjë unike në propozimin e zgjidhjeve evropiane – zgjidhje të bazuara në solidaritet dhe që përpiqen të mos lënë mënjanë vendet më të brishta.
Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes tonë evropiane dhe prirja e tyre evropiane është përtej çdo dyshimi. Ndaj, jam plotësisht dakord me ju kur thoni se çdo masë e marrë në nivel evropian duhet të përfshijë vendet tuaja, dhe së paku të mos shkaktojë ndonjë pasojë negative në përpjekjet tuaja për t’u pëballur me pandeminë COVID.
Të jeni të sigurtë se BE tashmë po shqyrton mënyrat për të përfshirë rajonin tuaj në mekanizmat e tij reagues. Si President i Parlamentit Evropian mund t’ju siguroj për mbështetjen time të plotë për të gjetur zgjidhjet më të mira, në mënyrë që ju të mund të mbroheni nga efektet negative të kësaj krize. Miqtë e mirë e tregojnë dashurinë e tyre në kohë të vështira, jo vetëm në kohë të mira. Është koha për solidaritet dhe rajoni juaj duhet të përfshihet. Nëse rrimë të bashkuar, mund të dalim më të fortë nga kjo krizë.”, shkruan në letrën drejtuar kryeparlamentarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Parlamentit Europian, David Maria Sassoli.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
Vendimi qeverise Rama per te derguar mjeket ne bdihme per Italine nuk ishte nje akt i thjesht humanitar, por tregoi shpirtin e madh te shqiptarit qe i dha Europes shenjen se eshte pjese e saj.Levizja e Rames eshte akti me i madh kombetar duke i rritur prestigjin vendit ne arenen nderkombetare. Populli thote cfar jep do marresh.Le te thojne antikombetaret ishte show
Përgjigju