Sassuolo shokon Interin, Championsi mbetet ëndërr, fitojnë Real dhe Atletico

Sassuolo shokon Interin, Championsi mbetet ëndërr, fitojnë Real dhe Atletico

Moment nga ndeshja Inter-Sassuolo

Sassuolo shokon Interin e mund 2-1 në “San Siro” dhe i prish ëndrrën Champions. Në një stadium plot ku pritej vetëm fitorja ziklatër madje edhe me goleadë Interi fundoset ndoshta në momentin më të bukur. Sassuolo e mbyll pjesën e parë në avantazh falë golit të Politano ndërsa në pjesën e dytë dyfishon me një gol shumë të bukur të Domenico Berardi. Goli i Rafinha nuk vlen asgjë pasi janë miqtë që marrin tre pikët. Championsi mbetet një mirazh për Interin ndërsa zyrtarisht pjesë e këtij kompeticioni për sezonin e ardhshëm bëhet Roma.
Në Spanjë Real tregon se është në formë për finalen e Kievit.

Në “Bernabeu” madrilenët e mbyllin me goleadë sezonin pasi mposhtën 6-0 Celta Vigon. Ai që shkëlqeu më shumë ishte Gareth Bale që shënoi dopietë në minutat 13-të dhe 30-të me dy gola njëri më i bukur se tjetri. Isco u rikthye nga dëmtimi dhe shënoi një supergol ndërsa Aschraf ,autogoli i Gomez dhe Toni Kross mbyllën llogaritë dhe i siguruan skuadrës së Zidane vendin e tretë në renditje.


Atletico Madrid ruan vendin e dytë pasi mposhti në transfertë Getafen 1-0 falë golit të mesfushorit Koke që në minutat e para. Tre pikët për skuadrën e Simeones i siguroi edhe portieri Jan Oblak që u priti një penallti vendasve.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore