U shkatërrua në impaktin me atmosferën dhe tashmë, edhe ata më skeptikët mund të flenë të qetë.

Sateliti GOCE i cili për dy ditë trembi njerëz dhe shkencëtarë të shumtë me idenë se pjesë të tij mund të binin mbi zona të populluara u bë shkrumb e hi pasi hyri në atmosferë.

Me peshë prej me shumë se 1 ton, sateliti hyri në atmosferë rreth orës 01:00 të mëngjesit. GOCE ishte sateliti i parë i cili prodhoi një hartë të gravitetit të planetit tonë.

Sateliti u lëshua në vitin 2009 për të krijuar një hartë me variacionet e dryshme të gravitetit të planetit tonë. GOCE e mbaroi karburantin më 21 tetor dhe ka filluar humbjen e lartësisë në mënyrë kostante.


(v.gj/shqiptarja.com)