Një konflikt mes disa të rijnve në lokalin e natës “Arena Club” në Sauk ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Raportohet se në lokalin ku ndodhi konflikti ka performuar këngëtari Noizy.
Dy grupe të rinjsh kanë debatuar ashpwr me njëri-tjetrin dhe konflikti më pas ka filluar jashtë lokalit, ku të rinjtë kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit nga 4 automjete.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.
Policia ka mbërrur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e dy punonjësve të sigurisë së lokalit. Blutë e Tiranës vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
Në lokalin e natës ku ndodhi ngjarja, mbrëmë ka qenë i ftuar reperi Noizy (Rigels Rajku) i cili pak ditë u përfshi edhe në një konflikt me armë në Prishtinë me reperin nga Kosova Cozman.

(Banneri i "Arena Club", i ftuar Noizy)
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 4:20, në Sauk, pranë një lokali, janë dëgjuar të shtëna arme zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, ku nga verifikimi, në vëndngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të dyshuara pistolete.
Për verifikim u shoqëruan shtetasit P. G. dhe E. D., të cilët udhëtonin me mjetin tip "Mercedes Benz", pasi dyshohen se kanë qënë pjesmarrës në këtë ngjarje.
Nga verifikimet e kryera nuk ka të dhëna për të plagosur.
Grupi Hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO