TIRANË - Mafia dhe media janë shumë të lidhura dhe përdorin njëra-tjetrën. Po ashtu Shqipëria është një vend që ka një serë problemesh me drejtësinë dhe korrupsionin dhe nuk është ende gati që të marrë hapin e legalizimit të marijuanës. Kështu ka thënë sot shkrimtari dhe njëkohësisht gazetari i kronikës së zezë, italiani Roberto Saviano i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të fillimit të Javës së Inovacionit. Ndalimin e parë ai e ka bërë në një aktivitet të organizuar në Muzeun Historik Kombëtar.
Teksa mbante fjalën e tij shkrimtari Saviano dha deklarata të forta lidhur me krimin e organizuar dhe mafian në vendin tonë.
Lidhur me drejtësinë në Shqipëri, Saviano përmendi rastin e vrasjes së komisarit Dritan Lamaj duke thënë se mamaja e komisarit të vrarë ka thënë një gjë shumë interesante në ceremoninë e policisë. “Nëse duhet të flasim për drejtësinë në Shqipëri, më ka bërë përshtypje një deklaratë. Mamaja e Dritan Lamajt tha një gjë të bukur tek festa e policisë: Unë besoj tek drejtësia por sërish vrasësi i djalit tim është jashtë. “
Saviano u shpreh se në Shqipëri ka një lidhje të fortë mes krimit, rrjeteve kriminale dhe medias. Sipas Savianos rrjetet kriminale e përdorin median për të shfaqur bëmat e tyre që trajtohen si lajme normale në të shumtën e rasteve. Mediat lokale sipas Savianos janë më lehtësishtë të kontrollueshme nga mafia pasi ato nuk kanë kontrollin e duhur nga instancat shtetërore.
Po ashtu Roberto Saviano nuk la pa prekur edhe çështjen e kultivimit e të tregtimit të lëndëve narkotike në vendin tonë. “Ju nuk keni probleme vetëm me lëndët narkotike në Shqipëri dhe pikërisht për këtë arsye unë mendoj se nuk është ende çasti i duhur që të legalizohet marijuana në Shqipëri. Për fat të keq vendi juaj është futur në rrjetin e tregtimit të drogës e cila prodhohet në Amerikë, kalon drejt vendeve të BE pastaj në Shqipëri për të përfunduar në destinacionin e saj që shpesh është edhe Italia. Kur droga kalon në shqipëri, rrjeti i trafikantëve krijon raporte të ngushta me biznesin, pastaj me politikën e kështu me radhë derisa bën të mundur që të bëhet pjesë edhe e politikave qeverisëse," - theksoi Saviano.
Saviano tha se populli shqiptar është një popull i cili është i admirueshëm për shkak të guximit që ka treguar ndër dekada dhe se duhet të tregohen kurajoz që flasin për gjithçka që ata shohin dhe jo të heshtin përpara fakteve që i prekin ata direkt.
“Për mua Shqipëria është një vend që më krijon mundësinë të studioj shumë fenomene dhe pikërisht këtë po bëj. Ju jeni një popull i fortë dhe i admirueshëm nëse marrim parasysh se sa shumë keni kaluar ju dhe serish ia keni dalë. Kurajoja juaj është njësoj si ajo e jugut të Italisë. Kurajo nuk është të fshihesh e të bësh sikur nuk ke dëgjuar, kurajo është të tregosh, të marrësh përsipër të thuash çdo gjë. Duhet të flasim realitetin për drejtësinë për policinë dhe kjo nuk është një gjë e keqe sepse kështu duke treguar ju bëheni një ndihmë e madhe për vendin tuaj.”- tha Roberto Saviano.
Më tej Saviano konstatoi se Shqipëria nëse do t’ia dalë mbanë duhet të flasë për problemet. Ai u ndal te sistemi i drejtësisë duke shtuar se shqiptarët kanë kompleksin e mospranimit të faktit që keni probleme me drejtësinë.
Sipas tij vetëm kur kjo të pranohet, atëherë sistemi do të mund të përmirësohet.
“Shqipëria mund t’ia dalë të ecë përpara vetëm nëse flet për ato që duhen folur dhe të mos heshtë. Ju keni kompleksin e mospranimit të faktit që keni probleme me drejtësinë por këtë duhet ta pranojë se përkundrazi nuk mund ta zgjidhni dot.”- tha shkrimtari Saviano.
Redaksia online
(f.m/shqiparja.com)
/Shqiptarja.com