Sazan Guri tregon si mori vendimin për të kandiduar për President: Isha vetëm me ndihmësin në zyrë, s'ka ndonjë shkollë të madhe, por më rri afër

 

Ambientalisti Sazan Guri ka thënë se ai i plotëson të gjitha kriteret për t'u zgjedhur President i vendit, teksa u kujdes të theksonte se ai nuk ka asnjë porosi nga partitë apo bizneset. Madje ai sqaroi se vendimin për të vetëshpallur kandidaturën për President e kishte marrë duke u konsultuar vetëm më një person ndihmës që kishte në zyrë, për të cilin u shpreh se nuk as arsimim të lartë.

"Unë nuk jam pa këmbë në tokë, nuk kam porosi nga partitë as nga bizneset. Vendimin e mora vetëm me një person ndihmës që ishte prezent në zyrë, nuk është kushedi me ndonjë shkollë të madhe, me të mesme është, por më rri afër e kam si ndihmës dhe me atë isha vetëm", tha ai.


Lajmi kryesor:

Presidenti i ri, Sazan Guri kandidat i vetëshpallur: Nuk kam një të çarë në biografi! S'kam bërë kurrë një sherr me komshiun, jam tolerant, vij nga mali i Tomorit


/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja