Presidenti i ri, Sazan Guri kandidat i vetëshpallur: Nuk kam një të çarë në biografi! S'kam bërë kurrë një sherr me komshiun, jam tolerant, vij nga mali i Tomorit

Presidentit Ilir Meta i përfundon mandati më 24 korrik, ndërsa vëmendjen e skenës politike në vend e ka marrë pikërisht emri i personit që do ta pasojë atë në krye të shtetit.

Në rrjetet sociale ka një sërë propozimesh, mes të cilëve edhe emri i ambientalistit Sazan Guri, i cili tashmë ka vetëshpallur kandidaturën e tij.

I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Guri tha se ai e mori vendimin për të garuar për President, pikërisht nisur nga kërkesat nga shoqëria civile, teksa thekson me bindje se i përmbush kriteret për të qenë në krye të shtetit.

"Kisha kohë që nga shumë pjesëtarë, shoqëria civile, në rrjete sociale, më kërkuan që përse në këtë situatë, ku është ideja që mund të vijnë kandidatë dhe nga shoqëria civile. Mund të jemi pjesë e të majtës për lobin, ose e djathtës sepse e djathta do zgjedhë, e majta do votojë. Ka shumë njerëz që plotësojnë kushtet e diturisë, aftësisë, të kenë treguar veten të paepur në çështje kombëtare, që ja kanë haberin për të gjitha. Po më gjete një të çarë, atyre që merren me biografitë e njerëzve, në marrëdhënie me komunitet, në familje, kurrë nuk kam bërë një sherr me fqinjin me xhaxhallarë, me dajallarë me miq, edhe kur ma kanë bërë borxh. Origjina që vij nga Mali i Tomorit, rritja me ortodoksët. Katolikët i dua prej bindjeve të mia, e kam gruan fe besim tjetër ortodokse, kjo tolerancë më bën të fal dhe ata që ma bëjnë borxh", tha ai.

Veç Sazan Gurit, ka vetëshpallur kandidaturën e saj për  Presidente edhe historiania Elena Kocaqi. Dje në Report Tv ajo u shpreh se pikat e saj të forta janë arsimi, pastërtia e figurës dhe qëndrimi i saj mbipartiak, duke shtuar se ka fituar edhe pëlqimin e pjesës më të madhe të popullit në rrjetet sociale dhe se duhet të merren parasysh nga mazhoranca.

Ndërkohë, të gjithë deputetët socialistë hodhën sot zarfin e tyre me 3 kandidatura për presidentin e ri të vendit, që do të jetë në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme, ndërsa ende nuk ka asnjë emër publik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:58
Sazan Guri tregon si mori vendimin për të kandiduar për President: Isha vetëm me ndihmësin në zyrë, s'ka ndonjë shkollë të madhe, por më rri afër

 

Ambientalisti Sazan Guri ka thënë se ai i plotëson të gjitha kriteret për t'u zgjedhur President i vendit, teksa u kujdes të theksonte se ai nuk ka asnjë porosi nga partitë apo bizneset. Madje ai sqaroi se vendimin për të vetëshpallur kandidaturën për President e kishte marrë duke u konsultuar vetëm më një person ndihmës që kishte në zyrë, për të cilin u shpreh se nuk as arsimim të lartë.

"Unë nuk jam pa këmbë në tokë, nuk kam porosi nga partitë as nga bizneset. Vendimin e mora vetëm me një person ndihmës që ishte prezent në zyrë, nuk është kushedi me ndonjë shkollë të madhe, me të mesme është, por më rri afër e kam si ndihmës dhe me atë isha vetëm", tha ai.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bregdeti: 20/04/2022 10:52

    Hahaha. Ky nga skrapari, te behet president. Skrapaliu i deritanishem e ka treguar veten.

    Përgjigju
  • dulja: 20/04/2022 05:16

    A mane nga mali Tomorrit vjene e ti oo si Likja ai derdimeni ik o pere koken tende

    Përgjigju
  • Beni: 20/04/2022 03:47

    Ky Sazani qe thote se nuk ka asnje te çare ne biografi, ka nje te çare te madhe ne tru.

    Përgjigju
  • BENI: 19/04/2022 23:08

    E MERITON O SAZAN GURI,,,,JE I NDERSHEM I PASTER,,,E NUK KE VJEDHUR SI ILIR META E SALI BERISHA....PRESIDENTI TE ZGJIDHET NGA POPULLI,,,UNE DO VOTOJA PER GURIN...

    Përgjigju
  • Lisi: 19/04/2022 21:11

    Ky Sazani e los mire karakterin e idiotit te mencur qe i ngarkon Rama. Ne 2013 e nxori si lugat per "kimiket" tani per president.

    Përgjigju
  • Arjan Cani: 19/04/2022 20:55

    Sazan a ndihesh shpesh si qen rrugesh? Kush? Ti hahahaha po lejet mjedisore per Qebantore qe kane mbytur tiranen kush i ka nxjerre? Sazan nuk je per kete pune se nuk na duhet inxhinier klloun. Ndoshta nje inxhinier tjeter me integritet po, ndersa ti je i kompromwntuar.

    Përgjigju
  • Labi: 19/04/2022 20:48

    Po si nuk u zhduket nga faqja e dheut ju te malit te Tomorrit mo. Pak kemi patur nga ai mal kete derdimenin qe po i mbarojne ditet. Te na vihe edhe nje derdimen tjeter.

    Përgjigju
  • qeni i tomorrit: 19/04/2022 20:12

    ti je nje dallkauk ke shok vetem qenin qe flen ne krevat

    Përgjigju
  • Zeus: 19/04/2022 20:06

    Fol, biri im! Thuaj qe te kam derguar une, nga maja Tomorroit ku toka prek qiellin!

    Përgjigju
  • pier: 19/04/2022 19:30

    presidentin e zgjedh sorosi ashtu sic zgjodhi edhe kryeministrin

    Përgjigju
  • Gazi: 19/04/2022 18:54

    Ju nga mali i Tomorrit vetem per te dhene dekorata jeni

    Përgjigju
  • deni: 19/04/2022 18:03

    Po ne nje GJYTYRYM si ti e kishim dhe shyqyr qe i mbaruan ditet!!! Po ik na ler rehat e trim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë