Aktorja e njohur Scarlet Johannson ka pozuar për kopertinën e revistës “Vogue Mexico”.

E veshur me një fustan të bardhë, buzët e lyera me të kuqe dhe flokët e mbledhura Scarlett ka nxjerrë në pah tiparet e saj tërheqëse.

29 vjeçarja ditën e enjte ka mbushur 29 vjeçe, ndërkohë që e ka festuar me të fejuarin e saj, Romain Dauriac.

scarlett johansson

Në mediat e huaja thuhet se në brendësi të revistës ajo ka pozuar në një dhomë të vjetër hoteli me të bredshme të zeza, ku shfaqet tejet sensuale.

Në shkrimin e tyre editorët e Vogue e krahasojnë atë me Marilyn Monroe.

Johannson sapo ka përfunduar xhirimet e filmit më të ri në të cilin është protagoniste me titull “Lucy”.

Ajo do të interpretojë përkrah aktorit të njohur Morgan Freeman.

Në fillim të vitit ajo u mor me xhirimet e filmit komik “Chef”, ku interpreton Sofia Vergara.  

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)