Shakatë ndonjëherë përshkruajnë në mënyrën më të sakte një situatë të rëndë.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble gjatë një konference të mbajtur në Frankfurt, duke bërë shaka me homologun e tij amerikan tha:

“Në ditët tona, i ofroj mikut tim Jack Lew (Sekretari i Thesarit në SHBA) që në të marrim Porto Rikon në eurozonë nëse SHBA-të janë të gatshëm të marrin në unionin e dollarit Greqinë”.

Porto Riko, që është pjesë e komunuelthit të SHBA-ve, ka kalon kohë të vështira për shkak të një borxhi prej 72 miliardë dollarë. Guvernatori i vendit thotë se ishulli nuk ka mundësi të paguajë këtë borxh.
 
Greqia dhe Porto Riko kanë diferenca të mëdha në numër popullsisë dhe GDP, ku borxhi i Porto Rikos është rreth 70% e GDP-së ndërsa për Greqinë është rreth 172%.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)