/ATSH-ANA-MPA/ - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble ka përsëritur deklarat e tij në gazetën "Bild" duke paralajmëruar Greqinë që mos të devijojë nga rruga e reformave ekonomike dhe duke theksuar se cilado qoftë qeveria e re greke, ajo duhet të angazhohet me marrëveshjet që ka nënshkruar qeveria aktuale.

"Reformat e vështira po japin fryte dhe nuk ekziston alternativë tjetër. Do të vazhdojmë të ndihmojmë Greqinë që të ndihmojë veten në rrugën e reformave", deklaroi Schauble.
"Nëse Greqia merr një rrugë tjetër, do të jetë e vështirë. Zgjedhjet e reja nuk ndryshojnë marrëveshjet që kemi arritur me qeverinë greke. Cilado qeveri e re do të duhet të respektojë marrëveshjet që ka lidhur paraardhësja e saj", theksoi ai