Në një bisedë shumë të drejtpërdrejtë dhe të sikletshme në “ The Wendy Williams Show”, Nicole Scherzinger foli për herë të parë për lidhjen e saj 7-vjeçare me kampionin e garave me makina, Lewis Hamilton.

Këngëtarja po fliste lidhur me karrierën e saj kur moderatorja e emisionit kalon në ‘temën  e nxehtë’ dhe lë të kuptohet që Nicole ka çuar dëm shtatë vite nga jetë e saj, sepse nuk mundi të bëjë një fëmijë me Hamilton.

“Ti je 37 vjeç. Kjo është një grua që harxhoi shtatë vite nga jeta e saj duke u lidhur e ndarë disa herë. Të shkretat ne, sepse ata [meshkujt] mund të bëjnë fëmijë kur të duan. Ato janë shtatë vite që nuk mund t’i kthesh më mbrapa dhe ai ishte shumë i pasur. Unë po bëja tifo për ty. Më vjen keq për gjithçka”, i tha Wendy këngëtares në bisedën e zhvilluar mbrëmjen e së premtes.

Nicole mbase e prekur nga e vërteta e hidhur që dëgjoi, i ktheu vetëm një përgjigje të sforcuar ku i thoshte se ‘ishte mirë’.

“Unë ta shpif kur vjen puna tek lidhjet,” pranoi ajo. E di, gjithçka ndodh për një arsye. Unë besoj tek fati dhe shtatë vjet ishin vërtet një periudhë e gjatë.”

Pavarësisht fjalëve të prezantueses së emisionit, që nga shumë u konsideruan të pavenda dhe pa takt, Nicole e ruajti qetësinë dhe vijoi të fliste qetësisht: “Gjithçka është brenda nesh. Çdo gjë që përjeton në jetë ose në dashuri...duhet të mësosh prej tyre dhe të njohësh më mirë veten. Mendoj se si grua, unë jam ende duke mësuar kaq shumë.”