Ish-portieri i ekipit të Manchetser United Peter Schmeichel gjatë një interviste për mediat spanjolle në prag të ndeshjes së Realit me United ka folur edhe për të ardhmen e trajnerit portugez Hose Murinjo.

Peter Schmeichel është shprehur mjaft pesimist për një transferim të mundshëm të Murinjos te United. " Murinjo është një kandidat i fortë për cilësinë që ka si trajner, por besoj se Manchetser United nuk dëshiron të merret me gjithë të tjerat që ai do të sillte në Old Traford.

Në të tre ekipet që Murinjo ka drejtuar, Chelsea, Inter dhe tashmë Real Madrid ka dëshmuar se nuk qëndron më shumë se 3 vjet. Pikërisht ky fakt sjell pasiguri te drejtuesit e ekipit që mund të hezitojë transferimin e portugezit" shprehet Schmeichel.

Ndërsa për ndeshjen e sotme me Realin, Schmeichel sheh favorit ekipin e United, pasi sipas tij po kalon një formë shumë të mirë javët e fundit në kampionat.