Gjermania do t’i dërgojë armë Ukrainës për aq sa është e nevojshme, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa shtoi se është e qartë se Ukraina i përket Evropës. Udhëheqësi gjerman tha se vendi i tij do të angazhohet që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kancelari gjerman Olaf Scholz u zotua se vendi i tij do të vazhojë të ndihmojë Ukrainën përmes dërgesave të armëve, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Zoti Scholz shtoi se pas vizitës së tij në Kiev javën që shkoi, e ka edhe më të qartë se Ukraina i përket Evropës.
“Është e qartë se ne do të vazhdojmë mbështetjen me armë për Ukrainën. Do të vazhdojmë për sa kohë Ukrainës i duhet ndihma jonë”, tha udhëheqësi gjerman në një fjalim në Federatën e Industrive Gjermane “BDI” në atë që njihet si “Dita e Industrisë”.
“Ukraina na përket ne, i përket familjes Evropiane”, shtoi zoti Scholz ndërsa tha se Gjermania e mbështet rekomandimin e Komisionit Evropian që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe se do të angazhohet që Këshilli Evropian të ketë një qëndrim të unifikuar për këtë çështje.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ukraina lindore në flakë! Lituania bllokoi mallrat drejt Kaliningradit, Rusia kërcënon: Do ketë pasoja! SHBA i kundërpërgjigjet: Kanë mbështetjen tonë









