Nuk ka asnjë justifikim për luftën pushtuese të Rusisë kundër Ukrainës, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Putini ka vetëm një qëllim, të pushtojë Ukrainën … është imperializëm i pastër dhe i thjeshtë’’, shtoi kancelari.
‘’Kthimi i imperializmit nuk është vetëm një fatkeqësi për Evropën, por për rendin ndërkombëtar”, theksoi Scholz duke dënuar veprimet e Putinit. Ne nuk do të pranojmë një paqe të diktuar nga Moska sikur nuk nuk do të pranojmë një referendum aneksimi”, theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Putin shpall mobilizimin e pjesshëm, thirren 300 mijë rezervistë për luftën në Ukrainë: Perëndimi dëshiron që të na shkatërrojë










