Berlin, qeveria gjermane në prag të kolapsit! Scholz shkarkon ministrin e Financave, koalicioni qeverisës buzë dështimit! Në janar kancelari paraqet kërkesën për votëbesim në Bundestag

Berlin, qeveria gjermane në prag të kolapsit! Scholz shkarkon ministrin e Financave, koalicioni qeverisës buzë dështimit! Në janar kancelari paraqet kërkesën për votëbesim në Bundestag

Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njoftoi  të mërkurën vonë (6 nentor 2024) se e ka shkarkuar ministrin e Financave, Christian Lindner, gjë që mund ta minojë koalicionin qeverisës trepartiak, i cili varet nga partia pro-biznesit e Lindnerit.

Scholzi e bëri të ditur vendimin përmes një konference për media, pas disa javëve mospajtimesh në mesin e partnerëve të koalicionit për gjetjen e një mënyrë për ta forcuar ekonominë e dobësuar të vendit. Ai gjithashtu njoftoi se do të kërkojë votëbesim në janar.

“Ndihem i detyruar ta ndërmarr këtë hap për ta parandaluar dëmtimin e vendit tonë. Ne kemi nevojë për një qeveri efektive, e cila e ka fuqinë për të marrë vendime të nevojshme për vendin tonë”, tha Scholz.

Lindner i kishte kundërshtuar rritjet tatimore apo ndryshimet në kufizimet e rrepta të Gjermanisë ndaj futjes në borxh.

Partia Socialdemokrate e Scholzit dhe Të Gjelbrit, të cilat janë pjesë e koalicionit, duan të shohin investime të mëdha shtetërore dhe e hodhën poshtë kërkesën e Demokratëve të Lirë për shkurtimin e programeve të mirëqenies.Nuk është e qartë nëse Demokratët e Lirë do të largohen nga koalicioni qeverisës pas këtij vendimi.

Duke folur për Lindnerin, Scholz tha: “Ai e ka thyer besimin tim shumë shpesh. Ai madje në mënyrë të njëanshme e anuloi marrëveshjen për buxhetin. Ne ishim pajtuar për këtë marrëveshje pas negociatave të shumta. Nuk ka më themel për besim për ta vazhduar bashkëpunimin”. Ekonomia e Gjermanisë pritet të tkurret më 2024 për vitin e dytë radhazi, apo të ngecë shkruan REL

DW shkruan se më 15 janar kancelari do të paraqesë kërkesën për votëbesim në Bundestag.

Christian Lindner, i cili ka kërkuar prej kohësh reforma të thella në ekonomi dhe në politikat fiskale të Gjermanisë, propozon zgjedhje të reja për Bundestagun, duke sugjeruar që koalicioni aktual nuk mund të sigurojë stabilitetin e nevojshëm për vendin. Ai gjithashtu ka kërkuar që të gjitha partitë të dakordohen për një proces të qetë zgjedhor në fillim të vitit 2025.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spiranza: 06/11/2024 22:57

    Mesa duket iken Sholz , pas tij rradha e Makron ndoshta edhe Meloni bashke me karrocë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest

Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest