TIRANE - Shqipërisë i duhet një President që të jetë garant i reformave në sistemin e drejtësisë. Kështu është shprehur sot në Bruksel, Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, pas takimit me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
Mesazhi i kreut të Parlamentit Europian vjen në prag të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit. Sipas Schulz, liderët politikë duhet të tregojnë maturi në zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
“Duke qenë i pranueshëm për vendin, ai do të jetë i tillë edhe për komunitetin ndërkombëtar”, u shpreh Schulz, duke vijuar se “Presidenti përfaqëson vendin në këtë kohë me shumë probleme. Është e nevojshme dhe shpresoj se vendi do të gjejë presidentin e duhur, duke pasur parasysh rolin e tij të madh në sistemin e drejtësisë”.
Sipas kreut të Parlamenetit Europian, do të ishte e kënaqshme që kjo zgjedhje të rritë besueshmërinë e pozitës së presidentit në vend. “Kjo është lidhja që mund të bëj dhe une jam shumë i sigurt që presidenti i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë një personalitet i denjë”, shtoi ai.
(rd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rama deputetëve: Nuk kemi kandidat deri në raundin III