Një dhuratë të veçantë i bën skuderia “Ferrari”, Michael Schumacherit, sot kur gjermani mbush 45-vjec. Në sajtin zyrtar të skuderisë nga Maranello janë vendosur fotot e 72 fitoreve të arritura nga kampioni gjerman me “kokëkuqen” gjatë viteve 1996-2006.
 
“Kane qenë emocione të paharrueshme që së bashku me pasionin, impenjimin dhe dedikimin e kanë bërë Schumin përgjithmonë pjesë të familjes së madhe të “Ferrarit”. Urime të dyfishta Michael”, shkruhet në këtë faqe.
 
Schumi nuk mund të festojë ditëlindjen e tij të 45 pasi ndodhet në spitalin e Grenobles duke luftuar për jetën pas aksidentit që pësoi të dielën në alpet franceze.
 
Neurologët kanë thënë që sa më shumë kalon koha, aq më mirë është për ish-pilotin e “Ferrarit”, gjithmonë duke iu referuar objektivit të vetëm që mjekët kanë për momentin: mbijetesën. Për ditën e sotme pritet një fluks i madh tifozësh jashtë spitalit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)