Michael Schumacher është në koma dhe në gjëndje kritike.Tabloja e tij klinike është e rënduar sipas asaj që bën të ditur një komunikatë e spitalit të Grenoble në Francë aty ku është shtruar gjermani. Schumacher 7 herë kampion bote në F1 pësoi një aksident duke bërë ski, ai ka rënë ndërsa ishte duke u pozicionuar jashtë piste në Meribel, lokalitet në Alpet franceze ku ish-piloti ka edhe një shtëpi.

Është sqaruar se Schumacher në momentin e rrëzimit kishte vënë kaskën mbrojtëse por ai ka përplasur kokën me një shkëmb.

Ai ka mberritur ne spital në gjendje kome dhe i është nënshtruar me urgjencë një ndërhyrjeje kirurgjikale në tru, por gjendja e tij mbetet kritike. Sipas mediave franceze, ai ka pesuar një hemoragji cerebrale si pasojë e një traume kranike. Në spital me të gjendet bashkeshorjta Corina dhe dy fëmijët, ndërkohë që tifozë të shumtë janë mbledhur prane spitalit ku ai po kurohet, duke pritur për informacione.

Protagonistët e Formulës 1 reaguan menjëherë pasi mësuan lajmin e aksidentit të rëndë të Michael Schumacher. Shumë pilotë shprehën në Twitter keqardhjen dhe urimin që ish-kolegu i tyre të fitojë luftën me vdekjen.

Është njoftuar se sot në orën 11 do të flasin mjekët për gjëndjen shëndetësore të 7 herë kampionit të botës në F1.


shumaker
(Në foto: Një nga momentet e triumfit të Michael Schumacher në garat e Formula 1)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)