Schweinsteiger injoroi presidentin,
më pas kërkon falje për episodin

Schweinsteiger injoroi presidentin,<br />më pas kërkon falje për episodin
Mesfushori i Bajern Mynih, Bastian Shvajnshtajger, ka kërkuar publikisht falje se nuk i ka shtrënguar dorën presidentit të Gjermanisë, Joakim Gauk, pas përfundimit të finales së Ligës së Kampioneve të humbur me penallti përballë Çelsit.

Një foto e Shvajnshtajger që shihte medaljen e argjendtë në duar, ndërsa ecte para Gauk duke e injoruar këtë të fundit që i kishte zgjatur dorën, qarkulloi në faqet e para të thuajse çdo gazete gjermane.

Mesfushori ishte ai që humbi penalltinë vendimtare dhe i dhuroi suksesin ekipit kundërshtar pas një ndeshje dramatike. “Ky është thjesht një keqkuptim”, ishin fjalët e lojtarit në një deklaratë për shtyp të publikuar në faqen e klubit. “Nëse e vini veten vetëm pak në situatën time dhe nëse e shihni mirë fotografinë, e dalloni që unë jam tërësisht në botën time pas një zhgënjimi të tillë”.

“Unë isha i tronditur, i zhgënjyer, si i paralizuar. Thjesht nuk e pashë dorën e presidentit. Me vjen keq që kam dhënë një përshtypje tjetër në atë kohë. Unë dua t’i kërkoj falje presidentit për këtë ngjarje”, ishin fjalët e mesfushorit.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

KPA lë në fuqi shkarkimin e Prokurorit të Durrësit Ndriçim Troplini

KPA lë në fuqi shkarkimin e Prokurorit të Durrësit Ndriçim Troplini