Schweinsteiger: Manchester
United, klubi i fundit në Europë

Schweinsteiger: Manchester<br />United, klubi i fundit në Europë
Manchester United do të jetë klubi i fundit europian ku do të luajë Bastian Schweinsteiger. Është vetë mesfushori gjerman që e konfirmon diçka të tillë nëpërmjet një postimi në Twitter, ku sqaron se klubi anglez ishte i vetmi që mund ta bënte të largohej nga Bayerni i Mynihut dhe se nuk merr në konsideratë asnjë ofertë që mund t’i vijnë nga skuadra të tjera të mëdha në Europë.
 
Nëse Manchester United do të ketë nevojë për të, shton më tej 32-vjeçari, do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij. Mjaft i qartë ish-mesfushori i Bayernit me këtë qëndrim të tijin, çka lë të kuptohet se nëse nuk do të ketë vend për të te “Djajtë e Kuq” do të kërkojë të provojë një aventure të re në MLS ose në Azi.

Mundësia më e madhe është që Schweinsteiger të zhvendoset në Amerikë, për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij Ana Ivanovic, me të cilën është martuar në muajin korrik. Kampioni në fuqi i Botës me Gjermaninë nuk është stërvitur me ekipin e parë të United, por po vijon përgatitjet me skuadrën e dytë për të kapur formën sportive.

Jose Mourinho e ka përfshirë në listën e lojtarëve që nuk janë në planet e tij, por mesfushori duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet, derisa t’i vijë oferta e duhur nga Amerika ose Azia.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron